Një person lëndohet në vendin e punës
Raportohet se një person ka marrë ndihëm mjekësore pasi që i njëjti ishte lënduar në vendin e tij të punës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ku është shtuar se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.
“LËNDIM AKSIDENTAL – Suharekë 29.07.2023 – 12:12. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure te rregullt hetimore”, ka njoftuar PK’ja.
(Kosova Sot Online)