Lexoni edhe:
Shqetësime publike ndërkombëtare dhe vendore për ngecje të investimeve në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO) dhe ish-kreu i diplomacisë së ish RFJ-së, Vuk Drashkoviq, ka thënë se propaganda dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran, transmeton "Kosova Sot Online".
“Propaganda e drejtuar dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran. Si të anëtarësohemi në BE dhe të jemi armiqësorë ndaj NATO-s, kur të gjithë anëtarët e BE-së – përveç Austrisë, e cila është e ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare – janë edhe anëtarë të NATO-s, e cila sot është edhe mbrojtëse e BE-së kundër diversioneve të rrezikshme të regjimeve totalitare në Moska dhe Pekini, si dhe nga rritja e lëvizjeve neo-naziste dhe neofashiste në vendet e Evropës?!”, ka thënë ai.
Shqetësime publike ndërkombëtare dhe vendore për ngecje të investimeve në KosovëLexoni edhe:
Sipas tij, kur bëhet fjalë për Serbinë, ambasadori Hill e di se Serbia vetëm shfaq një dëshirë të vazhdueshme që BE-ja të jetë një bankomat për donacione dhe kredi të lira, për të ruajtur regjimin pa viza me vendet e BE-së, për investime evropiane dhe perëndimore dhe kompanitë të mbërrijnë në Serbi.
(Kosova Sot Online )