Lexoni edhe:
Edi Rama dorëzohet para Albin Kurtit, ia çon Kosovës marrëveshjet e nënshkruara, tani shpreson që të takohen pasdite
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë, ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”.
“Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.
Kjo drejtori tashmë po bëhet me drejtorin e saj të pestë me radhë.
Me këtë drejtori kanë udhëhequr Ajet Potera, Bedri Maçastena, dhe Besnik Mulliqi, ku të tre janë shkarkuar nga kryetari Bulliqi. Kurse Florentina Osmani, paraardhsja e Alban Zekës, është liruar nga detyra tash e disa muaj.
(Kosova Sot Online )