Lexoni edhe:
Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona
Në media dhe në rrjete sociale është bërë e ditur se gruaja 60-vjeçare Hyrë Zhegrova nga fshati Bardhosh i Prishtinës është zhdukur nga dita e premte, transmeton "Kosova Sot Online ".
I kontaktuar nga mediet, Agroni, djali i saj, tha se nëna e tij ka shëndet të mirë mendor, por se me vete nuk ka pasur telefon kur ka dalë nga shtëpia.
Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tonaLexoni edhe:
Ai tregoi se e njëjta ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 08:40 dhe se për gjetjen e saj e kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.“Rastin e kemi hapur të shtunën në polici,telefon s’ka me vete. E kemi kërkuar kahmos por nuk është”, tha ai .
Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tonaLexoni edhe:
I pyetur se çfarë u ka thënë ajo familjarëve
I pyetur nëse nëna e tij ka pasur ndonjë telashe të çfarëdo natyre, ai tha se ajo nuk ka pasur asnjë problem.
Familja ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informata për vendodhjen e Hyrë Zhegrovës apo e sheh diku, të thërrasin në këtë numër: 045/502-438.
Tutje ai tha se janë duke shkuar tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë sepse kanë pranuar një informatë nga një qytetar se dyshohet se gruaja 60-vjeçe ndodhet atje.
Policia nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi për hapjen e rastit dhe angazhimin për gjetjen e saj.
(Kosova sot Online )