Lexoni edhe:
Vrasja e Marigona Osmanit, të premten shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut
Një alarm për sulme ajrore për Kievin dhe shumicën e Ukrainës është lëshuar pak para mesditës së 1 gushtit, pas një sulmi rus me dron i cili e shkatërroi një konvikt kolegji në qytetin e Ukrainës lindore, Kharkiv, transmeton "Kosova sot Online ".
Sulmet ruse vijnë disa orë pasi një ndërtesë e lartë në Moskë u godit nga një sulm me dron.
Të paktën një person u plagos në sulmin mbi Kharkivin, për të cilin kryetari i këtij qyteti, Ihor Terekhov, tha se për cak i kishte rrethinat më të banuara dhe në të cilin u përfshinë të paktën tre dronë.
Vrasja e Marigona Osmanit, të premten shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe SejdiutLexoni edhe:
“Njëri nga dronët i shkatërroi dy kate të njërit prej kolegjeve”, tha Terekhov.
Kharkiv, i cili është afër kufirit me Rusinë, është goditur shpesh nga sulmet rase, por zëvendësguvernatori rajonal, Yevhen Ivanov, tha se kjo ishte hera e parë që Kharkivi u godit nga dronët, e jo nga raketat si në të kaluarën.
Në rajonin lindor, Donetsk, dy civilë u vranë nga granatimet ruse në 24 orët e fundit, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylendko, në Telegram më 1 gusht.
Një ditë më herët, gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në një sulm me raketë në një ndërtesë të lartë banimi në qytetin jugor, Kryviy Rih.
Në qytetin jugor, Herson, një burrë u vra nga granatimet ruse.
Në rajonin e qytetit të Ukrainës verilindore, Sumy, dy civilë u vranë dhe të paktën 17 u plagosën nga raketat ruse.
Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë angazhuar në luftime të mëdha përgjatë gjithë vijës së fronit, duke luftuar në më shumë se 40 beteja në ditën e fundit, tha gjenerali i Stafit të Ushtrisë së Ukrainës, në raportin e tij ditor më 1 gusht.
(Kosova Sot Online )