Sveçla jep detaje çka foli me ambasadorin amerikan
Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka pritur në takim ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë takim është biseduar kryesisht për situatën e përgjithshme të sigurisë.
”Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”.
Po ashtu është folur edhe për donacionin e SHBA-ve për 250 kamerave të trupit për policët.
”Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook, të martën.
(Kosova Sot Online)