![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Arben Gashi i LDK-s paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kuvendin e Kosovës, hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit
![Arben Gashi i LDK-s paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kuvendin e Kosovës, hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/03/auto_Arben-Gashi-1-600x360_11691053806.webp)
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar edhe hetim parlamentar për rastin e skandalit të vajit dhe grurit.
“Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”, tha ai.
Lexo Edhe:
Kardiologët paralajmërojnë: Sëmundjet e zemrës rrisin rrezikun!
Novosella tregon se si Demaçi jetonte vetëm me 90 euro: Hashim Thaçi mori …
Reagimi i plotë:
Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore, përkatësisht me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore.
Në këtë kontekst, LDK me fillimin e sesionit vjeshtor do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.
Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.
(Kosova Sot Online )