Një autobus bie në humnerë, raportohet për të vdekur
Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në shtetin perëndimor të Meksikës, Nayarit, sipas një raporti të publikuar nga autoritetet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Autobusi doli nga rruga dhe ra në një humnerë 30 metra, pranë fshatit Baranca Bianca.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.
Sipas informacioneve të TV Azteca, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit
(Kosova Sot Online)