![Parashikimi i motit për ditën e martë në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/14/200x200_moti_prishtine1731582693.jpg)
Ja kush është 39-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë
![Ja kush është 39-vjeçari që mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/05/auto_kastriot_21691223423.jpg)
39-vjeçari Kastriot Ramadani, është personi i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".
Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.
“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.Në faqen e fshatit Zabel i Ulët është publikuar edhe fotografia e viktimës. Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.
(Kosova Sot Online )