![](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/05/200x200_Lumiri-Memli1691231175.png)
Lexoni edhe:
PDK dhe LDK deklarohen kundër iniciativës së qeverisë për largimin e kryetarëve të veriut
Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.
Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për përfshirjen në përleshjen në “Bon Vivant”.
Përpos nga Policia e Kosovës, ai prej vitesh është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.
Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.
Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë në Nju Jork.
(Kosova Sot Online )