
Lexoni edhe:
Ja kush është Endrit Nika, i akuzuari për vrasjen e të dashurës argjentinase në hotelin e Fushë Kosovës
Tragjedia në Bon Vivant ku u përfshin dy grupe kriminale, duket se nuk po ndalet.
Siç raportojnë mediet, mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Pajazitit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, por pasi edhe ai është i plagosur, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nuk dihet nëse të shtënat lidhen direkt me rastin e të premtes, megjithatë bëhet e ditur se Policia e Kosovës po kryen hetime. Andi Pajaziti është i njohur për të kaluarën kriminale dhe dhjetëra vepra penale në të kaluarën.
(Kosova sot Online )