Lexoni edhe:
Alarmon Lajiq: Më shumë flitet për mundësinë e një konflikti të ri, sesa për zgjidhjen e problemit të Serbisë me Kosovës
Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 17:00 ku shtetase amerikane i janë marrë dokumentet personale, kartela bankare e para të gatshme, transmeton "Kosova sot Online ".
“Viktima femër shtetase amerikane, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhaminë e veturës dhe kanë vjedhur dokumentet personale, disa kartela bankare, një telefon, para të gatshme, si dhe gjësende tjera personale. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online )