
Lexoni edhe:
“Kërkoj falje publike me gjithë zemër”, “je i pari që më solle këtu”, mërgimtari i kërkon falje Hotit për kanosje
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e Armend Mehaj nga posti i ministrit të mbrojtjes, transmeton "Kosova Sot Online "
Sipas tij, Mehaj ka dhënë kontribut në forcimin e raporteve të mbrojtjes mes Kosovës dhe Britanisë.
“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje si ministër i Mbrojtjes. Jam falënderues për kontributin e tij pozitiv në raportet për temat e mbrojtjes mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në 2 vitet e fundit, dhe i uroj gjitha të mirat në të ardhmen”, ka shkruar ambasadori Abbott.
(Kosova Sot Online )