Lexoni edhe:
Detyrë parësore, me urgjencë para Kuvendit dhe Qeverisë, dekriminalizimi pa vonesë dhe emergjent i sistemit të drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke i uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Pasi i uroi mirëseardhje Maqedoncit, Kurti e falënderoi Mehajn dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij, transmeton "Kosova Sot Online".
“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.
Ndërsa Maqedoncit, Kurti i uroi “punë të mbarë”.
(Kosova Sot Online )