
Ndërron jetë një infermiere e Spitalit të Gjilanit

Një infermiere e Spitalit të Gjilanit ka ndërruar jetë, përcjell "Kosova Sot Online".
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ka njoftuar për vdekjes e saj.
OIK ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Safete Fetinci, infermiere në Spitalin e Gjilanit. Fetinci dha kontribut të çmuar dhe ishte një kolege dhe humaniste shumë e respektuar. OIK ju shprehië ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të znj. Fetinci”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
(Kosova Sot Online)