Ngjarje e rëndë: Mbytet një fëmijë në rezervuarin e ujit në fshatin Iballë
Në zonën e Iballës në Fushë Arrëz, në Shqipëri një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit të këtij fshati, përcjell "Kosova Sot Online".
Raportohet se i mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët.Atij ishte dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar nga Policia.
(Kosova Sot Online)