Dodik e mbron presidentin serb për letrën e politikanëve perëndimorë

  • E.k /
  • 10 August 2023 - 08:42
Dodik e mbron presidentin serb për letrën e politikanëve perëndimorë

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar në lidhje me letrën e politikanëve perëndimorë, që kërkon një politikë më të rreptë ndaj Serbisë, në kontekstin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kur mjetet nuk zgjidhen në politikë dhe në këtë rast nuk zgjidhen sipas kritereve racionale dhe civilizuese, atëherë me të drejtë mund të flasim për kontestueshmërinë e qëllimeve të një politike të tillë të politikanëve perëndimorë të cilët e shkruan letrën e lartpërmendur në përpjekje për të imponuar një politikë më të ashpër ndaj Serbisë”, theksoi Dodik.

(Kosova Sot Online)