Biznesmeni malazez përzë një familje nga plazhi, kjo është arsyeja
Pronari i një biznesi ka përzënë një familje myslimane që kishte shkuar të pushonte në në Malin e Zi, përcjell "Kosova Sot Online".
Pas incidentit që ndodhi në plazh, pronari largoi familjen për shkak të hixhabit që kishte veshur vajza e tyre.
“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, u shpreh pronari i biznesit, Dragan Gj.
Siç ka shpjeguar më tej, ai është në dijeni se video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, por pretendon se videoja është montuar për ta paraqitur atë si njeri me qëllime negative.
-”Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.”
– Do të shkojmë, por dua të di arsyen – këmbënguli gruaja që u detyrua të ikte.
– ”Sepse i urrej myslimanët”, – tha Dragani.
(Kosova Sot Online)