Rama: Kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se do të merren masa , në ngritjen e nivelit të pastërtisë në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".
Rama ka treguar se kanë porositur mbi 1 mijë kontenjerë dhe 8 kamionë të mëdhenj, si dhe janë duke i shikuar mundësitë tjera për sanimin e kësaj dukurie.
“Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)