Kurti në Tetovë pyetet për raportet me Ali Ahmetin e Edi Ramën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se atje s’ka shkuar për qëllime partiake, por për vizitën e cilësoi si kombëtare, përcjell "Kosova Sot Online".
Në një intervistë, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën.
Ai tha se ka raporte të mira dhe korrekte.
“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”.
(Kosova Sot Online)