Aksion në Prizren, arrestohen gjashtë persona, konfiskohen 10 armë
Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, përcjell "Kosova Sot Online".
Në këtë aksion po ashtu janë konfiskuar 10 armë.
Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
(Kosova Sot Online)