Mustafa i reagon Vuçiqit pasi tha se Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

  • E.k /
  • 14 August 2023 - 08:30
Mustafa i reagon Vuçiqit pasi tha se Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

Ragmi Mustafi, këshilltar i sapo emëruar i Besnik Bislimit, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ”Albin Kurti në Tetovë ka promovua Shqipërinë e Madhe”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, ka thënë për Vuçiqin se do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës.

”Presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)