Vdes 52-vjeçari në Mitrovicë pasi ra nga kati i tretë i shtëpisë
Në rrugën “Ismail Loshi” në Mitrovicë, një 52-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Sot , rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ” Ismail Loshi” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia katit të III-të, të shëpisë së tij ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar.”
(Kosova Sot Online)