
Lipjan: Gjendet i vdekur në vendin e punës një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur, në vendin e tij të punës në Lipjan, raporton “Kosova Sot Online”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)