Zbulohet analogjia mes dy aferave: McGonigal - Deripaska dhe McGonigal - Rama

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 19:50
Zbulohet analogjia mes dy aferave: McGonigal - Deripaska dhe McGonigal - Rama

Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së ka vendosur të zbërthehet para drejtësisë amerikane në këmbim të uljes së viteve të burgut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zbërthimin e parë e ka bërë për çështjen e njohur “Deripaska”, ku ka pranuar fajin dhe ka treguar se ka punuar me të për ta hequr nga lista e non grata dhe për të futur në atë listë një rival të tij. 

McGonigal i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm oligarkut rus Oleg Deripaska për vetëm 17 mijë e 500 dollarë.

Pra, do hiqte Deripaskën nga lista e non grata-s dhe do fuste rivalin e tij Vladimir Potanin. 

Kjo është çështja e parë e McGonigal. 

Por, së shpejti, ai do të flasë edhe për çështjen tjëtër që lidhet me Shqipërinë. Dhe në fakt kjo është një çështje për të cilën, siç duket nga hetimet McGonigal do të ketë shumë për të thënë.

Rasti me Shqipërinë nuk është një rivalitet dhe miqësi mes dy biznesmenësh, siç ka qenë Deripaska – Potanin.

Rasti i Shqipërisë është përfshirja e kryministrit të vendit, këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe mikut të tyre Nezaj në aferën më të djallëzuar që ka ndodhur në ndonjë vend, eleminimin e opozitës për llogari të partisë në pushtet. 

Pra, afera e McGonigal në Shqipëri është shumë më e rëndë se ajo me oligarkun rus, këtë e tregon edhe shuma e parave që ai ka marrë nga Rama.

Ai ka marrë në dorë 225-mijë dollarë nga Agron Neza. 

Kur Deripaskës i ka marrë përsipër t’i kryejë një shërbim aq të madh për vetëm 17 e 500 dollarë, paramendoni çfarë shërbimi i ka kryer Edi Ramës McGonigal që ka marrë 225-mijë vetëm një dorë. 

Dhe 225 është shuma që dihet, sepse gjyqi mund të nxjerrë edhe më shumë. 

Aktiviteti i McGonigal në Shqipëri ka qenë i dendur dhe i mbajtur fshehtë ndaj autoriteteve amerikane. 

Takime me Ramën, me biznemenë shqiptarë e kryetar bashkish e ministra, të cilëve u merrte përsipër nxjerrjen e vizave në këmbim të parave.

Siç është detajuar në dosjen e publikuar nga media amerikanë, afera McGonigal – Rama është nga të parat në historinë ë FBI-së, ku kryeministri i një vendi, së bashku më bashkëpunëtorët e tij, korrupton zyrtarin më të lartë të FBI-së për interesa personale.

Ka një analogji puna e McGonigal në Shqipëri me atë Deripaska. Dhe mesa duket do të dalë në shesh shumë shpejt. 

McGonigal Deripaskës i ka premtuar se do ta nxirrte nga lista non grata dhe do fuste aty rivalin e tij Potanin, të njëjtën gjë McGonigal ka bërë edhe në Shqipëri. 

Skenari është pak a shumë kështu: 

McGonigal nën petkun e zyrtarit të lartë të FBI-së, në bashkëpunim me Ramën, i kanë vënë para Lulzim Bashës dosjen Nick Muzin, dosje e cila digjte tërësisht Bashën. 

Djallëzia e Ramës dhe McGonigal është se i kanë thënë Bashës, bëj ç’të themi ne tani. Kur të shpallim Berishën non grata, me artikuj të rremë gazetash, ti do ta përjashtosh nga partia dhe do mbash peng partinë deri në shkatërrimin e plotë të saj. Ky skenar nuk është hamendësim, por është vënë në jetë prej më shumë se tre vitesh.

Mirëpo skema u prodhoi efekt të kundërt, Berisha nuk u dorëzua, nuk heshti dhe kërkoi prova për non grata-n, kjo mesa duket nuk ishte parashikuar as nga Rama, as nga McGonigal, nga Luli jo e jo. 

Hetimi i FBI-së për ish zyrtarin e saj të lartë vetëm sa faktoi dhe nxori në dritë skemën mafioze për eleminimin e opozitës.

Nëse lexon dëshminë e McGonigal në gjyq për aferën me Deripaskën dhe nëse lexon faktet se çfarë ka ndodhur në Shqipëri qysh kyr McGonigal ka filluar të frekuentohet me Ramën, është e qartë se metoda e punës së ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka një ngjashmëri shumë të madhe.

(Kosova Sot Online)