Lirohet logopedi që sulmoi katërvjeçaren në Podujevë

  • E.k /
  • 17 August 2023 - 14:30
Lirohet logopedi që sulmoi katërvjeçaren në Podujevë

Besart Sokoli, logopedi që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një vajze katërvjeçare me aftësi të kufizuara në Podujevë është duke u hetuar në procedurë të rregullt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sokoli është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Fillimisht Sokoli është arrestuar nën dyshimin për se i ka shkulur flokët dhe e ka lënduar në hundë, një vajzë katërvjeçare me aftësi të kufizuara.

(Kosova Sot Online)