"Edi Rama ka vetëm një moto: Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht!"
Me një video të publikuar nga emision “Boom’ deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasali ka treguar se kryeministri i vendit, Edi Rama ka vetëm një moto: "Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht"!
Në video shihet Rama i paqëndrueshëm mendërisht teksa shprehet se vetëm shpifet për punën e tij.
Por nisur nga skandalet e fundit të kësaj qeveria si inceneratorët, koncesioni i sterilizimit dhe shumë të tjera, deputeti i PL-së i bën me dije Ramës se këto që ti i quaje shpifje dolën të vërteta.
‘Shpifjet na dolën të vërteta, se meqë ankohej për shpifje ky, por ka gjysmën e qeverisë, kryebashkiakë e deputete nëpër burgje.’ shkruan Vasili në postim.
Në fund të videos Rama shprehet se 'më të mirë se unë nuk gjeni’ shprehje për të cilën Vasili i është përgjigjur:
‘ Ka pasur të drejtë, vërtet hajdut më të mirë se ky nuk gjen.’
Postimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama ka vetëm një moto:
"Të vjedhim kudo, në cdo gjë dhe vazhdimisht"
Shpifjet na dolën të vërteta, se meqë ankohej për shpifje ky, por ka gjysmën e qeverisë, kryebashkiakë e deputetë nepër burgje.
Ka pasur të drejtë, vërtet hajdut më të mire se ky nuk gjen.
Çdo ditë që kalon po e tejkalon çdo fantazi se sa e madhe po del hajdutëria e këtij.
(Kosova Sot Online)