Arrestohet 35 vjeçari shqiptar në Britani, kapet brenda “shtëpisë së barit”
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi është kapur në një “shtëpi bari”, në zonën e Thurlby-t, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mësohet se u kap me 175 bimë kanabisi në banesën ku dhe jetonte.
Sipas mediave të huaja ai ka pranuar para gjykatës se punonte si “kopshtar”, ndërsa ka kërkuar shtyrjen e dënimit.
(Kosova Sot Online)