![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në hotelet e Shqipërisë edhe këtë vit po jehon muzika serbe
![Në hotelet e Shqipërisë edhe këtë vit po jehon muzika serbe](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/27/auto_diskoteka1656352311.png)
Rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele e lokale në Shqipëri, sidomos në bregdet, as sivjet nuk mungojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një restorant në Shkodër mysafirët janë pritur me këngë serbe, raporton një lexues i medias.
Sipas tij, rreth gjysma e mysafirëve aty kanë qenë nga Kosova, por kjo gjë si duket nuk e ka penguar stafin e lokalit që të lëshojë muzike serbe.
Këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë edhe në të kaluarën. Zakonisht publikohen video ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.
Këto video ngjallin reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk pëlqehen nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)