
Në këtë qytet të Kosovës një person theret me thikë

Raportohet se sot në Mitrovicë, një person është therë me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.”
Ai tha se personi i dyshuar është identifikuar por nuk ka informata nëse është arrestuar.
(Kosova Sot Online)