Përleshen disa persona në një kafiteri në Vitomiricë të Pejës, njëri lëndohet rëndë
Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vitomericë në Pejë, ku si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda,përcjell “Kosova Sot Online”.
Personi në fjalë është duke marrur trajtim mjekësor në spital.
Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 7 persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)