![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator
![Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/07/auto_auto_hekuran_murati15724760791665143173.jpg)
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se komunat kanë afat deri me 16 shtator që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.
“Sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë pora ndryshimi që është miratuar parasheh zbritjen deri në 100 euro, për lartësinë e faturës për secilin tatim pagues. Me miratimin e këtij Ligji, Kuvendet Komunale e kanë parasysh, apo të domosdoshme të marrin vendimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi që i bie data e fundit është 16 shtator. Tash u takon Kuvendeve Komunale që të aplikojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë. Kjo përkon edhe me afatin e këstit të dytë e që është 30 shtator. Pra është tepër mirë sepse përkon data që secili qytetarët ta dijë se sa nga tatimi në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverise.
(Kosova Sot Online)