Nuha viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Trishtim kur futesh brenda
Ish-luftëtari i orëve të para të UÇK-së, Gani Nuha, ka vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, përcjell “Kosova sot Online”.
Nuha ka thënë se është trishtim i pa përshkruar kur futesh dyerve brenda për t’i takuar bashkëluftëtarët dhe drejtuesit e UÇK-së, por qëndresa e pathyeshme e tyre ta mbush kraharorin dhe zemrën me krenari.
Njoftimi i plotë i Gani Nuhës:
Trishtim i papërshkueshëm …është kur futesh në këto dyer të ngurta e të ftohta.
Por kur dal më mbushet kraharori, zemra plot krenari!
Krenari e motivim se çdo gjë që kanë bërë shokët e mi, janë damarët e kuq të Lirisë që akoma ushqehet, LIRIA e brezave tanë.
Kurrë nuk harrohen luftëtarët dhe ata që po bëhen akoma viktima.
Liria është nënvizuar e shkruar me gjakun, e luftëtarëve, që qëndruan e po qëndrojnë stoik të papërkulshëm.
(Kosova Sot Online)