Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit në Malishevë pas vdekjes së 35-vjeçares
Kundër dy të dyshuarve që janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ku si pasojë një 35-vjeçare ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka pranuar kallëzimin penal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka konfirmuar se brenda afatit ligjor, do të ushtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar kallëzimin penal kunder të dyshuarve të njejtit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim policor prej 48 oresh dhe brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit në gjykatën kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Trajtimi i pndërgjegjshëm mjekësor”, konfirmoi Batusha.
(Kosova Sot Online)