![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve
![Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/01/auto_1532367361_zjarrenegreqi-600x3601627810247.jpg)
Qeveria greke ka pranuar ndihmën nga Shqipëria për situatën e zjarreve. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 58 zjarrfikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, duke thënë se nuk kishin më nevojë.
Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme të ndihmonte Greqinë ku deri më tani janë shënuar 26 viktima nga zjarret.
(Kosova Sot Online)