![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Detajet e fundit: Ja si u rrëzua avioni i shefit të Wagner
![Detajet e fundit: Ja si u rrëzua avioni i shefit të Wagner](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/23/auto_pirongzhin1692817086.jpg)
Zbardhen pamjet e rrëzimit të avionit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Në pamjet e publikuara në mediet ndërkombëtare, shihet avioni në rënie të lirë nga lartësia, duke lënë pas një vijë tymi.
Në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua, sipas autoriteteve ruse, ishte edhe Yevgeny Prigozhin, megjithatë kjo nuk do të thotë se ai është vrarë me siguri. Ende ka dyshime nëse shefi i Wagner ka hipur apo jo në aeroplan.
Nëpër rrjetet sociale ka spekulime për një aeroplan të dytë që i përket Prigozhin, i cili ka bërë zigzage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit të Radarit të Fluturimit.
Aeroplani i dytë u ul i sigurt në një aeroport biznesi në Moskë. Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplan të dytë – por tani për tani, mbeten thjesht në kuadrin e spekulimeve.
10 persona humbën jetën në fluturimin e sotëm. Megjithatë, do të kalojë pak kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të hetohet nga mjekësia ligjore
(Kosova Sot Online)