
Një parti serbe i kërkon falje ish-nënkryetares së Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Maroviq

Partia serbe “Zajedno” dënoi sot Beogradin zyrtar për ndalimin e hyrjes së ish-nënkryetares së Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Maroviq në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Ne shprehim indinjatën e veçantë për keqtrajtimin ndaj të cilit u ekspozua Marovic në aeroportin e Beogradit”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë partia theksoi se në aeroport kanë refuzuar t’ia kthejnë pasaportën Maroviqit dhe se e kanë penguar atë të hipë në aeroplanin e mbrëmjes dhe të kthehet në Podgoricë.
(Kosova Sot Online)