Latifi: Nuk është befasi kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar
Reperi, Fero, përmes një postimi në instagramin e tij ka njoftuar largimin e tij nga muzika, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane, përcjell “Kosova Sot Online”.
E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar profesori Blerim Latifi.
“Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”, ka thënë profesori Blerim Latifi.
(Kosova Sot Online)