Mbledhje e jashtëzakonshme për shkak të vdekjes të pacientit në Klinikën e Psikiatrisë
Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Bordi Drejtues i SHSKUK’së, sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të SHKUK’së, pika e vetme e rendit të ditës ka qenë vdekja e pacientit në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë.
Në njoftim thuhet se do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.
Njoftimi i plotë:
Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë.
Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.
Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.
(Kosova Sot Online)