Lexoni edhe:
Zbulohen pamjet interesante, Messi po përcillet vazhdimisht nga një ish-ushtar amerikan
Në fillim të muajit korrik, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tentoi që tensionet në veri të Kosovës t’i bëjë çështje edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes një seance që synonte ta thërriste për Kosovën, por plani i ka dështuar, pransmeton "Kosova Sot Online".
As një muaj e gjysmë më vonë, zyrtarët serbë nuk kërkuan seancë, por pas kthimit nga Athina, Vuçiq përsëriti se do të kërkonte seancë të Këshillit të Sigurimit, sic tha ai në momentin më të mirë.
Megjithatë, shanset që kjo të ndodhë janë të vogla meqë taktika e Vuçiqit ishte që të zgjedhë kohën dhe kryesuesit e duhur e kjo nuk duket të jetë në favor të tij në këta muaj.
Aktualisht, në gusht Presidencën e Këshillit të Sigurimit e mbajnë Shtetet e Bashkuara, ndërsa pasohet nga Shqipëria në shtator.
“Kur të na përshtatet, do të kërkojmë që të mbahet një seancë në të ardhmen shumë të afërt. Serbia do të kërkojë që një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbahet para takimit të rregullt në tetor”, tha Vuçiq.
Në tetor më pas Presidencën do ta mbajë një shtet mosnjohës i Kosovës – Brazili. Pas tij do të jetë Kina, prandaj edhe Vuçiq e përmend tetorin.
Zbulohen pamjet interesante, Messi po përcillet vazhdimisht nga një ish-ushtar amerikanLexoni edhe:
Në Serbi, ndërkaq, Vuçiqit po i bëhet presion mbi këtë çështje.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore në Kuvendin e Serbisë, Stefan Jovanoviq, thotë se Serbia është dashur të kërkojë shumë më herët një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar” kërcënimin ndaj popullit serb dhe interesave kombëtare serbe në Kosovë”.
“Tani regjimi i Aleksandër Vuçiqit e ka vënë Serbinë në një situatë shumë të vështirë, sepse aktualisht, në gusht, Këshilli i Sigurimit kryesohet nga Amerika dhe në shtator presidencën do ta marrë Shqipëria, e cila, më lejoni t’ju kujtoj, u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit falë vendimit të Aleksandër Vuçiqit”, tha ai.
“Është shumë e rëndësishme që, ndryshe nga hera e kaluar, vetë presidenti të shkojë në atë seancë dhe të deklarojë qartë se Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe i bën thirrje Rusisë dhe Kinës të vënë veton nëse kjo çështje ndonjëherë del në rend dite”, tha Jovanoviq.
Dragomir Angjelkoviq, analist politik, beson se Vuçiq ka frikë nga Amerika.
Ai është i vetëdijshëm se ajo mund t’i krijojë shumë probleme si gjatë mandatit ashtu edhe pas mandatit.
“Politikanët si ai, të ngarkuar me afera të ndryshme, janë shumë më të ndjeshëm ndaj presionit sesa ata që nuk janë të kompromentuar. Prandaj ai shmang të bëjë shumë gjëra të dobishme për Serbinë nëse nuk i pëlqejnë SHBA-së. Këtu përfshihet edhe shmangia e adresimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, gjë që Beogradi duhet ta kishte bërë më herët, duke qenë se Perëndimi po shkel Rezolutën 1244”, thotë ai për Danas.
(Kosova Sot Online )