Gjendet i vdekur burri që ishte raportuar i zhdukur nga ky vend i Kosovës
Se është gjetur trupi i pajetë i Ilaz Sejdiut, që ishte zhdukur që nga 17 gushti, ka njoftuar policia në Ferizaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai është gjetur në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut”.
Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.
Policia ka falënderuar të afërmit e tij, banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.
(Kosova Sot Online)