Si u vra shqiptari në itali për parkimin e makinës në Itali?
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga sherri i mbrëmshëm që çoi në vrasjen e shqiptarit Klajdi Bitri në Itali. Autori është një algjerian dhe shkaku dyshohet se ka qenë një debat për parkimin e makinës.
Ai është i riu i akuzuar se pasditen e djeshme ka qëlluar me shtizë në qendër të Sirolos në Ancona duke vrarë 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri.
Nga videoja e publikuar prej mediave italiane duket momenti i arrestimit të algjerianit.
Karabinierët e bllokojnë direkt, njëri i thotë “zbrisni, zbrisni”. Polici tjetër i thotë “ke vrarë një djalë”. Në atë moment algjeriani e mohon dhe bërtet “noo, noo” në dëshpërim.
I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje.
I drejtohet të dashurës së tij, një vajzë italiane, jo shumë larg tij, i thotë “e dashur, shko në shtëpi”, më pas ai i përsërit asaj “dashuri më fal.
(Kosova Sot Online)