23 vjeçari u vra duke mbrojtur mikun e tij, i vëllai hap “Gofundme” për ta varrosur te prindërit në Shqipëri
Xhuliano Bitri, vëllai i vogël i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra të dielën në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka hapur një adresë në “Gofoundme” përmes të cilës kërkon ndihmë që të sjellë trupin e tij për ta varrosur te prindërit në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Xhuliano tregon se ishin në makinë kur panë sherrin që po ndodhte në mes të rrugës mes algjerianit Fatah Melloul dhe mikut të tyre italian. Siç tregon Xhuliano, vëllai i ndjerë për të shuar sherrin i kërkoi algjerianit që të largohej dhe u duk sikur situata u qetësua, por algjeriani u kthye sërish me një shtizë në dorë duke qëlluar për vdekje të riun shqiptar.
Algjeriani u arrestua 4 orë pas krimit e policia arriti ti sekuestronte edhe shtizën me të cilën i mori jetën Klajdit 23 vjeçar.
(Kosova Sot Online)