
Drenas: Zhduket një familje që kishte ardhur për pushime në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një familje në Drenas është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka lajmëruar në polici, vëllai i tyre, i cili edhe ka bërë të ditur se ata kishin ardhur për pushime në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri se ku janë.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar lidhur me këtë ngjarje.
“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)