Për 8 të dyshuarit për vrasjen në Malishevë kërkohet paraburgim

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 16:00
Për 8 të dyshuarit për vrasjen në Malishevë kërkohet paraburgim

Ndaj tetë të dyshuarve Xh.G., F.G., K.G., A.G., L.K., D.K., Q.K dhe A.M për vrasjen e së enjtes në fshatin Balincë në Malishevë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë e ditur nga bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ndaj të pandehurve me inicialet XH.G, F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, tha Batusha.

Sipas tij, Xh.G dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa të dyshuarit e tjerë, F.G, K.G, A.G, L.K, D.K, Q.K dhe A.M dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

(Kosova Sot Online)