Ja në cilin vemd ka shkuar Papa Françesku për vizitë
Papa Françesku, ka mbërritur në Mongoli mëngjesin e së premtes, për të inkurajuar një nga komunitetet më të vogla dhe më të reja katolike në botë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Është hera e parë që një papë viziton vendin aziatik pa dalje në det. Vizita e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Vatikanit me dy fqinjët e fuqishëm të Mongolisë, Rusinë dhe Kinën, janë sërish të tensionuara.
Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin mongolez Ulaanbaatar, pas një fluturimi gjatë natës duke kaluar nëpër hapësirën ajrore kineze, duke i dhënë atij një mundësi të rrallë për t’i dërguar një notë përshëndetje presidentit Xi Jinping.
Protokolli i Vatikanit, ka kërkuar që Papa të dërgojë përshëndetje të tilla, sa herë që fluturon mbi një vend të huaj.
Në mesazhin e tij drejtuar Xi, Papa shprehu “përshëndetje me urime për ekselencën dhe popullin e Kinës”.
(Kosova Sot Online)