Pas një konflikti 37-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga e motra

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 10:03
Pas një konflikti 37-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga e motra

Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj.

Bëhet fjalë për 37-vjeçaren Amanda Pushani.

Kjo e fundit dyshohet se është goditur me thikë gjatë një debati e sipër nga e motra, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 37-vjeçares. Trupi i pajetë i saj u gjet gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas plagëve që i janë konstatuar në trup dyshohet se është vrarë.

(Kosova Sot Online)