![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjykata e Apeli vendos: 22 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasje në Prishtinë
![Gjykata e Apeli vendos: 22 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasje në Prishtinë](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/23/auto_drejtesiari1-11692769594.webp)
Ndaj Besnik Shkodrës për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajte pa leje”, ndërkaq ka vërtetuar lirimin nga akuza të Baki Shkodriqit për veprën penale “Shtytje në vrasje”, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 22 vitesh burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë çështje penale Apeli me 6 korrik 2023 kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Jeton Osmanit, mbrojtësit të Shkodrës, avokatit Skender Musa dhe mbrojtëses së Shkodriqit, avokates Sadije Mjekiqi.
Ky vendim i Apelit është marrë me 6 korrik 2023 nga gjykatësit me kryetar kolegji, Xhevdet Abazi dhe gjykatësit anëtarët, Hashim Çollaku dhe Beqir Kalludra.
(Kosova Sot Online)