![Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/20/200x200_rs_1024x759-200811133021-1024-kamala-harris-joe-biden.cm_.81120-600x3601616238531.jpg)
SHSKUK për mjekun që u arrestua: Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore
![SHSKUK për mjekun që u arrestua: Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/04/auto_shskuk-600x3601693830682.jpg)
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të mjekut të QKUK’së në dyshimin për marrje ryshfeti, përcjell “Kosova Sot Online”.
SHSKUK ka thënë se me shqetësim e kanë pranuar lajmin, duke shtuar se drejtoria do të ndërmarrë të fjitha veprimet ligjore.
Në reagimin e tyre thuhet se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e tyre.
(Kosova Sot Online)