
Osmani: Me Ramën pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo, ka shtuar se “Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”.
(Kosova Sot Online)